Berlinalja në Tiranë për të
përzgjedhur filmat e rajonit

Berlinalja në Tiranë për të<br />përzgjedhur filmat e rajonit
TIRANE- Prodhimet kinemat ografike të gjithë rajonit po seleksionohen në Tiranë për Berlinalen e 2012. Prej dy ditësh tre përzgjedhësit e filmave për Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlinit po shohin prodhimet kinematografike nga Kosova, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, me qëllim përzgjedhjen e premierave botërore për "Berlinalen 2012".

Shqipëria prezantohet me 7 filma, nga të cilët 2 me metrazh të gjatë: "Farmakon" i Joni Shanajt dhe "Out of Touch" i Andi Delianës. Për herë të parë në këtë fazë përzgjedhjeje përfshihet edhe Kosova me 6 filma. Burimet bëjnë të ditur se këtë vit janë paraqitur në këtë fazë rreth 130 filma artistikë nga Ballkani, dokumentarë dhe të animuar.

Ndër filmat kosovarë të paraqitur në Tiranë, tre ishin me metrazh të gjatë: "Agnus Dei" i Agim Sopit, "Kodi i jetës" i Ekrem Kryeziut, "Heroi" i Luan Kryeziut. Këto tre filma iu janë prezantuar selektorëve të Festivalit në Tiranë, edhe pse realizimi i tyre ende nuk ka marrë fund. Ndërsa tre filmat e shkurtër kosovarë, të prezantuar janë: "Kaseta e dasmës" i Ariel Shaban, "Kolonat" i Ujkan Hysajt dhe "Shkurta" i Arzana Krajës.

Fatos Berisha, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka thënë se filmat mund t'u prezantohen selektorëve edhe kur janë në fazën postproduksionit. "Në këtë fazë që janë filmat mund të gjykohen nga juria e paraselektimit".

Filmat që po shihen nga tre përzgjedhësit e Berlinales janë kryesisht prodhime të vitit 2010, të cilët nuk janë bërë premierë ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që Shqipëri bëhet vendtakimi për prodhimet kinematografike nga Ballkani, ndërkohë që vitin që shkoi u përzgjodh për në "Berlinale" filmi "Amnistia" i Bujar Alimanit.
Tre përzgjedhësit Anna Hoffman, Bernd Buder dhe Nikolaj Nikitin i takojnë fazës së parë në të cilën duhet të kalojë një film për në Berlinale. Më pas do të jenë selektorët e festivalit të cilët mbi bazë të rregullave të tyre do të bëjnë dhe përzgjedhjen përfundimtare të filmit.

Po dje anëtarët e komisionit përzgjedhës të Filmave Konkurrues në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin për vitin 2012 u takuan edhe me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Aldo Bumçi.

Në takim u ra dakord për zhvillimin e javës së Filmit Shqiptar në Gjermani më qëllim promovimin e vlerave të kulturës shqiptare. Gjithashtu ata folën edhe për mundësinë që ofron Shqipëria për kineastët e rinj dhe pjesëmarrjen e tyre në Festivalin e Filmit në Berlin në të cilin është ngritur një forum të vecantë për promovimin e tyre.

Ata shtuan se kineastët e rinj janë në kërkim të vendeve të reja, të paeksploruara dhe Shqipëria ka mundësi të kthehet në vend ku të prodhohen filma të huaj. Duke pasur parasysh së sa shumë është shtrenjtuar në botë industria e filmit, Shqipëria ofron mundësi për ta kthyer kinematografinë në industri fitimprurëse.
Gjatë takimit u bisedua gjithashtu edhe për zhvillimin e kinematografisë Shqiptare dhe rëndësinë që ka ajo për përmirësimin e imazhit të një vendi.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin këtë vit zhvillon edicionin e tij të 62-të, në datat 9-22 shkurt 2012.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit