/ATSH-AFP/ - Qeveria gjermane dhe Komisioni Evropian zhvilluan bisedime mbi krijimin e një takse evropiane të veçantë për të financuar përballimin e krizës së migrantëve, sipas medias gjermane, por Berlini, nga ana e tij, nuk e ka pohuar këtë informacion.
"Këtë javë, në kuadër të asamblesë së përgjithshme FMN-Banka Botërore, Berlini dhe Brukseli gjatë bisedimesh informale kanë folur për rritjen e burimeve buxhetore evropiane nëpërmjet një taksë të veçantë, që mund të përkthehet si një taksim shtesë tek karburantet ose tek TVSH-ja, shkruan e përditshmja", Suddeutsche Zeitung.
Ky sistem bazohet tek modeli "Soli-Zuschlag"  që u përdor nga Gjermania Perëndimore në mbështetje të Gjermanisë Lindore gjatë bashkimit në vitin 1990.