Të hënën qeveria gjermane u tregua e rezervuar lidhur me përpjekjen e re të Komisionit Europian që u prezantua sot në Strasburg nga komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025. Sipas kësaj strategjie, Serbisë dhe Malit të Zi i ofrohet një perspektivë e qartë integrimi nëse kryhen reformat e duhura dhe vendet zgjidhin problemet me fqinjët.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se "e qartë është që këto kandidatë kanë ende për të bërë reforma të zgjeruara në vendet e tyre". Seibert u shpreh se "nuk do të ketë anëtarësime automatike, për shkak të datave që janë vendosur më parë", shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.
Megjithatë qeveria gjermane e quan shumë të rëndësishme perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit. Por sipas zëdhënësit të qeverisë, strategjia për Ballkanin e Komisionit Europian duhet të studiohet një herë mirë, kur të paraqitet të martën. Komisioni pritet të japë vlerësime edhe për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Bosnje-Hercegovinës.
Edhe një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane është shprehur, se janë të nevojshme reforma në fushat kryesore si shteti ligjor, aftësia e konkurrencës dhe bashkëpunimi rajonal. "Por veçanërisht müssen që grindjet të zgjidhen para anëtarësimit", thuhet nga Ministria e Jashtme gjermane. Marrë nga DeutscheWelle
Er.K/Shqiptarja.com