Berlini lejon përgjimin e mesazheve
të kriptuara në “WhatsApp” dhe “Skype”

Berlini lejon përgjimin e mesazheve<br />të kriptuara në “WhatsApp” dhe “Skype”
Gjermania miratoi sot një ligj mbi sigurinë që është kritikuar fuqishëm që i mundëson autoriteteve të përgjojnë përmbajtjen e mesazheve të kriptuara si “WhatsApp” dhe “Skype”, në një numër rastesh shumë herë më të lartë se sa ai aktual.

Përballë një vale me sulme xhihadiste në Evropë, deputetët votuan një ligj për përforcimin e efektshmërisë të procedurave penale.

Hetuesit gjermane tashmë mund të hyjnë në telefonët celularë dhe kompiuterat e personave të ndryshëm duke pasur mundësinë që të aksesojnë të dhëna nga mesazhet e kriptuara, si aplikacionet shumë popullore “WhatsApp” dhe “Skype”.

Deri tani këto mjete të përgjimit nuk ishin lejuar nga Gjykata Kushtetuese gjermane përveç se në kuadrin e luftës kundër terrorizmit.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve