Ministria e Brendshme gjermane nuk pret një rënie të numrit të refugjatëve në një të ardhme të afërt, pavarësisht faktit që kancelarja, Angela Merkel, premtoi një reduktim të ndjeshëm të të ardhurve të rinj këtë viti, deklaroi  dje  një zëdhënëse e Ministrisë. “Ne nuk presim një lehtësim afat-gjatë të fluksit të refugjatëve e në territorin gjerman në të ardhmen”, tha zëdhënësja. Sipas të dhënave të fundit, rreth 1 300 dhe 2 800 refugjatë në ditë kanë mbërritur në Gjermani duke kaluar nga kufiri me Ausitrinë.