Berlini premton kontroll më të riforcuar të shërbimeve sekrete

 /ATSH-AFP/ - Qeveria gjermane premtoi sot një kontroll të riforcuar të shërbimeve të saj sekrete pas dorëzimit të një raporti për spiunazh të kryer nga Gjermania për llogari të SHBA-së.
"Berlini do të inkuadrojë në mënyrë më strikte bashkëpunimin mes shërbimit të jashtëm gjerman (BND) dhe ekuvalentin amerikan (NSA)", njoftoi për shtypin, Christiane Wirtz, zëdhënëse e qeverisë.
Wirtz nuk dha detaje as për përmbajtjen, as për kalendarin e këtyre masave, por theksoi se qeveria ishte njohur me përfundimet e një hetimi mbi akuzat për spiunazh kundër BND-së.
Prej rreth 300 faqesh, ky raport i shkruar nga Kurt Graulich, hetuesi i ngaruar nga autoritetet gjermane, jep detaje për mbikëqyrjen e kryer nga BND-ja për llogari të NSA-së.
Agjencia amerikane kishte furnizuar gjermanët me një sërë të dhënash (fjalë kyçe, numra telefoni apo karta krediti) duke mundësuar përgjimin e zyrtarëve të ministrisë franceze të Punëve të Jashtme, të presidencës franceze apo Komisionin Evropian.
"Nga kjo listë e gjatë zyrtarësh të prekur, amerikanë kanë shkelur hapur marrëveshjet ndërkombëtare", theksoi Kurt Graulich.
Rezultatet e hetimit dëshmojnë mangësitë teknike dhe organizative në fushën e mbikëqyrjes strategjike", theksoi Wirtz, pa dhënë më shumë detaje.
Në vjeshtë të vitit 2013, informacionet për përgjimin e telefonit celular të kancelares gjermane, Angela Merkel shkaktuan tensione të forta mes Berlinit dhe Uashingtonit./
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave