Berlini sfidon Ankaranë Bundestagu:
Masakra ndaj armenëve “genocid”

Berlini sfidon Ankaranë Bundestagu:<br />Masakra ndaj armenëve “genocid”
Parlamenti gjerman ka aprovuar rezolutën e cila e konsideroi genocid masakrën që perandoria osmane ndërmori ndaj armenëve.

Menjëherë ka reaguar edhe qeveria turke e cila e ka konsideruar një gabim historic këtë vendim. Sipas mediave gjermane Turqia ka tërhequr ambasadorin. Votimi i Bundestagut gjerman shton edhe më tej tensionet mes Berlinit dhe Ankarasë.

Bundestagu e mori vendimin pavarsisht kërcënimit të Erdogan se do të ketë pasoja në marrëdhëniet bilaterale si në ekonomi edhe ushtarakisht.

Në fund të perandorisë otomane qeveria turke e ka mohuar termin genocid e madje ka vënë në dyshim vrasjen e të paktën 1.5 milionë armenëve gjatë viteve 1915-1916.
 
“ Qëllimi ynë nuk është që të akuzojmë Turqinë, por të njohim që pajtimi është i mundur vetëm nëse faktet pranohen dhe dalin hapur” u shpreh Ard Kauder, kryetari i   Bundestagut.

Aprovimi i kësaj rezolute merr jetë ndërsa marrëdhëniet mes dy shteteve mbeten të acaruara, e për më tepër mbetet në plan të parë marrëveshja lidhur me krizën e emigrantëve, ku në këmbim të ndihmës Ankaraja ka kërkuar liberalizimin e vizave.
 
Votimi i sotëm ishte programuar qysh vitin e shkuar por u shty për shkak të polemikave ndërkombëtare për të mos kompromentuar raportet Gjermani – Turq.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë