Berlusconi shtrohet në spital 
Mjekët: Probleme me zemrën

Berlusconi shtrohet në spital <br />Mjekët: Probleme me zemrën
Ish kryeministri Italian Silvio Berluskoni është shtruar në spitalin San Raffaele në Milano per shkak të problemeve me zemrën. “Një moment i arrestit kardiak’’, shkruhet në raportin e mjekut i cili ndjek ish kryeministrin 79 vjeçar, por për momentin nuk janë parashikuar ndërhyrje kirurgjikale.
 
Sipas mjekëve intensiteti i fushatës elektorale solli edhe një moment stresi dhe lodhjeje, çka shkaktoi edhe problemet me zemrën. Berlusconi ka qenë katër herë kryeministër i Italisë, por që prej largimit nga detyra është dënuar nga gjykatat për evazion fiskal dhe dhënie rryshfeti. 

Lideri i Forza Italia, që kishte një pajisje të tipit “pacemaker” në zemër, që iu instalua në moshën 70-vjeçare në Shtetet e Bashkuara, do t’i nënshtrohet kontrolleve në ditët e ardhshme, thuhet në deklaratën e spitalit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit