ROME- Gjykata e Kasacionit ka konfirmuar vendimin e saj me burg për ish-kryeministrin Berluskoni lidhur me evazionin fiskal të “Mediaset” si dhe vendosi rigjykimin e tij në Apel në lidhje me faktin që ka qënë i ndaluar për të ushtruar detyrën në funksione publike për pesë vjet.

Trupi gjykues i përbërë nga 5 gjykatës e lexoi vendimin në orën 19:45 para mediave që e transmetuan atë direkt dhe pritshmërisë së mijëra mbështetësve dhe kundërshtarëve të Berluskonit.

Mediat e huaja njoftojnë se "Berluskoni 76 vjeçar ishte dënuar nga shkalla e parë dhe nga Apeli me 4 vite burg, por 3 prejtyre i ka të mbuluar nga amnistia. E megjithatë, ai  nuk do të shkojë në burg gjithsesi për shkak të moshës.

Sipas "Le Monde", "edhe pse Berluskoni nuk do të shkojë në burg, ky vendim paraqet një disfatë serioze për partinë e tij."

Gjykata më e lartë në Itali mori sot në shqyrtim apelimin e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni për akuzën e evazionit fiskal, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 4 vjet burg dhe 5 vjet mospërfshirje në poste zyrtare të institucioneve shtetërore.

Berluskoni ka dy avokatë mbrojtësm Franco Coppi dhe Niccolo Ghedini. Ky i fundit ka që nga viti 1998 që e mbron atë dhe interesat e tij.
 
Analistët shprehen se nëse Berluskoni dënohet me burg, vendimi mund të ketë pasoja të mëdha politike për Italinë. 76-vjeçari, manjat i medias, i ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë se ato janë të sajuara.
 
Pak ditë më parë Berlusconi është shprehur optimist se Gjykata e Kasacionit nuk do ta dënojë.

Në pritje të vendimit, e fejuara e Berluskoni-t, Francesca Pascale, është fotografuar nga mediat duke luajtur me qenin e saj, Dudu. 
gjyq
(Kreu i trupit gjykues duke lexuar vendimin për Silvio Berluskonin)
e fejuara
(E fejuara e Berluskonit duke pritur vendimin e Gjykatës së Kazacionit)

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/e.s/mag/shqiptarja.com)