ROME- Një nga analistët më të njohur italianë Giuliano Ferrarra, deklaroi sot në mëngjez në tv publik italian RAI se Berluskoni është gati për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të vendit. Kjo është një lëvizje që pritej, duke qenë se aktualisht, pas largimit të një numri deputetësh nga mazhoranca qeverisëse e qendrës së djathtë, Berluskoni mendohet se nuk ka më votat e duhura për të siguruar vijimin e qeverisjes. Bursa e Milanos reagoi menjëherë pozitivisht, pas një hapjeje negative.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(shqiptarja.com)







