Berluskoni: I kam rregulluar marrëdhëniet me Merkelin

/ATSH-DPA/ - Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, deklaroi sot se i ka rregulluar marrëdhëniet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në një takim ballë për ballë gjatë një konference të konservatorëve evropianë në Madrid.
"Ne i sqaruam të gjitha", tha Berlusconi për agjencinë italiane ANSA, duke iu referuar polemikave mbi një koment të tijin kundër Merkelit që doli si rezultat i një përgjimi të një bisede telefonike kur ishte ende kryeministër.
Berlusconi, që e ka kundërshtuar vazhdimisht incidentin tha se "Merkel e dinte që shprehja që kishte lidhje me seksin dhe që sipas medias Italiane ishte thënë nga kryeministri, ishte krejtësisht një sajesë".
Ai u shpreh se "zhvilloi një bisedë të gjatë me Merkelin mbi çështjet ndërkombëtare, kërcënimin që përbën Shteti Islamik dhe marrëdhëniet me Ruisinë", presidenti i të cilës, Vladimir Putin, është mik i ngushtë me Berlusconin.
Berlusconi u largua nga posti kryeministrit në vitin 2011 dhe u përjashtua nga parlamenti dy vite më vonë pasi u dënua për evazion fiskal, por ai vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në politikën italiane si kryetar i partisë konservatore "Forza Italia".
Pjesëmarrja e Berlusconit në kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Madird shënon rikthimin e tij në skenën evropiane.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit