ROME - Me sytë e mbyllur, buzëqeshjen në fytyrë, kokën e mbështetur mbi një jastëk të butë, ish kryeministri italian Silvio Berluskoni ndodhet brenda një arkivoli prej xhami ndoshta i vdekur ose i përgjumur.
Është statuja e tij prej silikoni, një vepër arti e cila është e ekspozuar në pallatin Ferrajoli. Berluskoni ndoshta e ka ëndërruar gjithmonë një statuje për vehten e tij por sigurisht nuk mund ta mendonte se do të ishte pikërisht kjo.
Statuja quhet «ëndrra e italianëve» (referuar frazës së përdorur nga vetë ai gjatë një bisede telefonike me një mikeshë), dhe është realizuar nga Antonio Garullo dhe Mario Ottocento, një çift artistësh por jo vetëm: ata të dy kanë qënë çifti i parë gay që u martua në Amsterdam në vitin 2002. "Është një zgjedhje sigurisht jo rastësore"-thotë çifti i artistëve.
Berluksoni prej silikoni qëndron i shtrirë brenda një arkivoli prej xhami, mbi një tapet mëndafshi të kuq, si të ishte një papë apo shënjëtor. Dorën e djathtë e ka të mbështetur mbi librin e titulluar "Një Histori Italiane", ndërsa dorën e majtë e mban brenda pantallonave.
(ob/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com