Berluskoni:«Nuk mendoj për presidencën»

Berluskoni:«Nuk mendoj për presidencën»
« Nuk është e vërtetë që mendoj presidencën si të ardhmen time. Ajo që shpresoj është që duke perfituar nga ky pushim të luftës mes qëndrës së djathtë dhe asaj të majtë,mund të arrihet në një ndryshim të aseteve institucionale që të lejoje më në fund qeverisjen e ketij vëndi ».
Ish kryeministri Silvio Berluskoni ka zgjedhur të përjavshmen «Gente» për të lëshuar këtë mesazh ndërsa nga ana tjetër rritet temperatura politike në prag të zgjedhjeve lokale.
« Impenjimi im në politike mund të permbyllet me ketë sukses », paralajmeron Berluskoni duke iu pergjigjur në këtë mënyre edhe aludimeve të fundit mediake rreth aktivitetit të tij politik.

Mbeshtja e Berluskonit per Mario Montin.

«Nuk jam penduar kurrë për mbështjen që I kam dhënë Montit. Edhe pse kisha mazhorancën në të dyja dhomat e parlamentit dhe isha në një linjë me partisë time- kujton Berluskoni gjatë intervistës-vendosa asokohe të bëja një hap mbrapa me shpresën se,me një qeveri teknike,do të arrihej në një përballje mes mazhoranzës dhe opozitës për të aprovuar reformat që ishin shumë të rëndësishme për të qeverisur Italinë».

Marrdhëniet e Berluskonit me Alfanon

Mes ish kreut të PDL Silvio Berluskoni dhe kreut aktual të partisë Anxhelino Alfano ka një besnikëri absolute'- Kështu deklaroi vetë Berlukoni gjatë intervistës për të përjavshmen «Gente».
«Për të ndryshuar vërtet Italinë- shpjegon Berluskoni dhe në mbështetje të vendimit per tu tërhequr – nevojitet dicka esenciale,një marrveshje mes mazhorancës dhe opozitës që,duke përfituar nga një mbështetje e përbashket për qeverinë teknike për të realizuar reformat». Dhe sa I përket krijesës së saj, PDL rinovon stimën për sekretarin që ka zgjedhur: «Është një person me inteligjence të madhe. Mes meje dhe atij ka një përputhshmëri idesh,besnikëri absolute,dhe një miqësi e thellë».

ob/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari