Berluskoni: Rubi ? Mu dhimbs
e ndihmova të mos prostituohej

Berluskoni: Rubi ? Mu dhimbs<br />e ndihmova të mos prostituohej
Zhvillime të rëndësishme ka patur sot në seacën gjyqsore njohur si cështja RUBI ku ish kryeministri italian Silvio Berluskoni akuzohet për prostitucionit me të mitura dhe presion ndaj policisë për lirimin e po së njëjtës vajzë e cila përfshihet në akuzën e parë.
Disa agjentë policie kanë dhënë dëshmi në seancën e sotme gjyqsore të komentuara nga mendiat italiane si suksese të parat në gjyqin ndaj Berlukonit.
I pari që ka dëshmuar ka qënë funksionari i policisë Pierr Ostuni i cili rrefeu për telefonatën që kishte marre nga vetë Berluskoni mbrëmjen mes 27 dhe 28 Majit për bukuroshen Rubi dhe për procedurat e birësimit të saj. Dëshmi e rëndësishme ishte dhe ajo e Agjentes IAFRATE e cila deklaroi se që në atë kohe Rubi i kishte pohuar asaj se në fakt nuk ishte mbesa e presidentit të asaj kohe Hosni Mubarak. Berlukoni ka ndjekur me vëmendje këto dëshmi dhe si për tju përgjigjur atyre deklaroi për gazetarët pas përfudimit të seancës se minorenja Rubi i ishte dhimbsur sepse i kishte treguar për vështirësitë e ndeshura gjatë jetës së saj. Marokene Karima El Mahroug e njohur me emrin e saj të artit Rubi i kishte rrëfyer Berluskonit se kishte patur një jetë dramatike sepse edhe familja e kishte perzënë dhe e kishte nxjerrë në rruge të madhe. Ne të gjithe, vendosëm ta ndihmonin duke mënjanuar prostituimin e saj deklaroi Berluskoni për gazetarët përpara se të largohej nga gjykata.

DISA PREJ DESHMIVE

IAFRATE «Ishte ajo që më tha asokohe se nuk ishte mbesa e Mubarak por që here pas here shfaqej me deshire si e tillë»-Deklaroi agjentja Giorgia Iafrate gjatë dëshmisë së saj në seancën e sotme . Pra dicka e tillë ishte e qartë që në fillim, Rubi nuk ishte mbesa e ish presidentit egjiptian dhe nuk ishte e nevojshme ta vertetoje këtë përmes kanaleve diplomatike-shpjegoi Iafrate duke shtuar se për këtë kishte njoftuar edhe shefin e saj në Milano.
OSTUNI – Berluksoni më telefonoi mbrëmjen e 27-28 Majit dhe më tha se ishte nje vajzë në hetuesi që i ishte shfaqur si mbesa e Hosni Mubarak asokohe presidenti i egjiptit dhe se do të vinte këshilltarja parlamentare Nicole Minetti e cila do të merrej me procedurat e biresimit tha Ostuni.

(ob/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje