Ai e ka të pamundur të heq dorë kollaj nga dëfrimet dhe festat me femrat. Silvio Berluskoni është shfaqur së fundmi në festën e ditëlindjes së ish-modeles dhe aktores bullgare, Darina Pavlova. Berluskoni i ka bërë asaj një dhuratë shumë të veçantë, një varëse ari me gurë të çmuar. Të dy janë dukur shumë të afërt dhe të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa mediat italiane thonë se Darina mendohet të jetë një prej femrave të shumta, që ka marrë pjesë në festat e “cmendura”që Berluskoni shpesh ka organizuar.
Su/ Shqiptarja.com