ROME- Silvio Berlusconi ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të rikandidojë më për kryetar partie, duke i dhënë fund kështu dyshimeve të PDL, (Partia Populli i lirive) duke i ftuar kështu partinë e themeluar nga vetë ai që të zgjedhë për herë të parë një tjetër lider.

"Për hir të dashurisë që kam për Italinë mund të bëhen cmëndurira dhe gjëra të zgjuara,"- thuhet në një deklaratë.- "18 vite më parë zbrita në fushë, një cmënduri jo shumë e zgjuar, ndërsa tani preferoj të bëj një hap mbrapa dhe për të njëjtat arsye të dashurisë që në atë kohë më shtynë të bëja përpara. Nuk do të rikandidoj për postin e kryetarit, por do të qëndroj në krah të të rinjve të cilët duhet të luajnë dhe të shënojnë gol," kjo ka qenë deklarate e ish kryeministrit italian Silvio Berluskoni.

Ai shtoi gjithashtu se tashmë sipas tij është koha për të dhënë këshilla, për t’i kujtuar dhe për t’i treguar të tjerëve si dhe për të gjykuar pa ndërhyrë.

Përsa i përket zgjedhjeve për kandidatin e ri për kryeministër brënda partisë, sipas Berluskonit ato mund të zhvillohen edhe me datë 16 gusht, duke lënë kështu të kuptohet se zgjedhja e tij për tu tërhequr është definitive.
(ed.ka/ sg/shqiptarja.com)