Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç propozoi Ana Bërnabiçin në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë, më 27 gusht.
Në një konferencë për mediat në Beograd, Vuçiç tha se vendimi për mandatarin e ri të Qeverisë ishte një vendim i ndërlikuar, e se Bërnabiç nuk do të jetë në krye të ekzekutivit për një mandat të plotë. Ai paralajmëroi se më 2024 do të ketë ndryshime në Qeverinë serbe, por nuk specifikoi se cilat janë këto ndryshime.
Bërnabiç ka qenë në krye të Qeverisë serbe në mandatin e kaluar, e mandatuar nga partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe.
Qeveria serbe zgjidhet në Kuvend pas propozimit të kandidatit për kryeministër. Kuvendi më pas voton për zgjedhjen e kabinetit qeverisës. Partia Përparimtare Serbe (SNS) së bashku me partneren e saj tradicionale, Partinë Socialiste të Serbisë, kanë shumicën në Kuvend.
Vuçiç tha se ai pret që Qeveria të formohet në 20 ditët e ardhshme.
Ai njoftoi se kryetari i Novi Sadit, Millosh Vuçeviç nga SNS-ja do të jetë zëvendëskryeministër, ndërkaq Ivica Daçiq nga Partia Socialiste do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në Qeveri dhe do të jetë koordinator i shërbimeve të sigurisë.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74%
-
Pak
19.2%
-
Nuk kam mendim
6.8%
Vota total: 500
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç përkujton sulmet e NATO-s në 1999: Disa duan të bëjnë luftë, i bezdis suksesi ynë! Dodik: Padrejtësi, asnjë përgjegjës për to
25 Mars, 14:04
-
Presidenti serb takim me të dërguarin e BE për dialogun: Asociacioni, kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
25 Mars, 12:56
-
‘Lista Serbe, shkop në duart e Aleksandër Vuçiçit’! Çfarë nënkupton 'Lëvizja për Popullin dhe Shtetin' për serbët nga Kosova?
25 Mars, 08:49
-
10 gjëra që ndoshta nuk i dinit për ndikimin rus në Ballkan
24 Mars, 21:25
-
Non grata nga SHBA, zv.kryeministri serb: Shërbimet ruse po na ndihmojnë të 'luftojmë' kundër protestave! Vendi ynë nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO
24 Mars, 13:24
-
'Armët zanore në protesta' Teknologjia e përdorur gjatë protestave në Serbi si ajo dikur në Rumani! Analiza: Qindra njerëz ndjenë dhimbje fizike dhe ishin në panik total
24 Mars, 08:24
-
Stagnimi në dialog sprovon BE-në, Analistët: Perëndimi duhet të ketë një plan të qartë B
23 Mars, 14:34
-
Aleanca ushtarake Shqipëri -Kosovë - Kroaci, zbardhet deklarata e përbashkët! Vengu: S'kemi traditë traktatet e fshehta në dëm të fqinjëve, Serbia po viktimizohet
22 Mars, 09:20
-
Mediat serbe: Vuçiç po formon një aleancë si kundërpërgjigje ndaj asaj 'Kroaci-Shqipëri-Kosovë'! Ja me kë shtet po negocion
21 Mars, 22:24
-
Presidenti Vuçiç: Serbia është lodhur nga ata që e terrorizojnë dhe duhet të përgjigjet
21 Mars, 15:30
-
Vuçiç dhe Rutte: Fundi i lojës me Dodikun?
21 Mars, 11:19
-
Vuçiç thotë se Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën
20 Mars, 18:35
Kjo prostituta është favoritja e Edvin shkjaut shqipfolës ky ia ka kerkuar vllaut Vucic !
Përgjigju