Bernand Çaushaj fiton gjyqin
gradohet drejtues

Drejtori i Policisë së Tiranës fiton betejën ligjore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shetit, dhe mer gradën e "Drejtuesit të Parë". Vendimiështë marë në muajin shkurt nga gjyqtari Flamur Kapllani i cili pas dëgjimit të palëve nëprocesin gjyqësor ka vendosur ti japë të drejtë numrit një të policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj. Në padinë e tij ky i fundit ka pretenduar se strukturat e policisë së shtetit, i kanë mohuar gradën e sipërmendur, në një kohë kur atij i takon me ligj, për shkak të karrierës si efektiv policie por dhe për postin drejtues që ka momentalisht. Mirëpo të kundërtën pretendon Policia e Shtetit, e cila në argumentat e saj shpjegoi se nga provat e paraqitura në gjykim rezulton se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është autoriteti i cili ka të drejtë të nxjerrë urdhërin objekt gjykimi, urdhër i cili duhet të jetë i mbështetur në legjislacionin për Policinë e Shtetitsi edhe në Kodin e Proçedurave Administrative konform neneve 116, 118 e vijim. Sipas palës së paditur, Bernard Çaushaj, nuk i është dhënë grada që ai pretendon në kërkesë padi sepse në momentin e implementimit të gradave të reja në Policinë e Shtetit paditesi Bernard Caushaj, nuk plotësonte kriterin ligjor për arsimin policor dhe vjetërsinë në punë.

MENDIMI I GJYKATËS
Në kushtet kur ligji nuk e ka zgjidhur momentin kur I takon vlërsimti të gradës, punonjësi i Policisë së Shtetit që ka patur një funksion kur ka hyrë ligji në fuqi, pas një periudhe kohe mund të jetë ulur në një funksion tjetër, e për pasojë Komisioni i ka caktuar gradën më të ulët, nga sa ka patur mundësi kur ligji ka hyrë në fuqi. Nga pikpamaja e parimit të sigurisë juridike nuk mund të përkeqësohet situata dhe gjëndja e një nëpunësi, pa patur një motiv të qartë kur ka hyrë ligji në fuqi apo kur nuk është arsyetuar ulja në detyrë gjatë periudhës kalimtare të zbatimit të ligjit, etj.
Po ashtu pala e paditur nuk provoi me asnjë provë përse ishte ulur në funksion paditësi kur ishte në një funksion që përfitonte gradën "Komisar" dhe me ekuivalentin e gradave përfitonte gradën "Drejtues i Parë". Ndërkohë që pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Tiranë, i ka ekuivalentuar paditesit Bernard Çaushaj, gradën "Drejtues", ndërkohë që atij I takonte sipas funksionit në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit grada koresponduese "Drejtues i Parë. Po ashtu nga pikpamja e interpretimit të normava juridike, ligji ka fuqi dhe përparësi në zbatim ndaj normave të akteve nënligjore apo edhe Urdhrave administrative etj. Në këto rrethanë pretendimet e palës së paditur Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë, mbeten të paprovauara dhe të pargumentuara. Për sa më lart gjykata çmon se kërkesë padia është e bazuar në prova dhe në ligj dhe për këtë arsye duhet të pranohet.

ISH-DREJTORI MUÇAJ
Sajmir Muçaj, ish-Drejtori i Policisë së Tiranës që u ul në detyrë dy muaj me parë, ka paditur në gjykatë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pasi siç mësohet kjo e fundit i ka refuzuar kërkesën për të konkuruar për marjen e gradës "Drejtues i Parë". Mësohet se refuzimi i kërkesës, është bërë në 7 dhjetor 2011, periudhë kjo kur Sajmir Muçaj ka qënë në krye të policisë së kryeqytetit. Sipas padisë të paraqitur në 23 dhjetor 2011, Muçaj i kërkon gjykatës së Tiranës të detyrojë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si dhe Departamentin për Shërbimet Mbështetëse që ta lejojnë për të marë pjesë në konkurimin për marjen e gradës "Drejtues i parë". Padia prej 3 faqe, ka filluar të shqyrtohet që në datën 20 shkurt nga gjyqtarja Manjola Bejleri.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet