Pas bllokadës serbe, hapen të gjitha pikat kufitare në Kosovë! Sveçla: Ekstremistët e maskuar u larguan! Osmani: Serbia kërkon tensione me bandat kriminale (VIDEO)

KOSOVË- Janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Kosovë, Merdarë, Bërnjak dhe Jarinjë, pas bllokadës së serbëve. Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili në një postim në Facebook shkruan se ekstremistët e maskuar janë larguar. 

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak”, shkroi Sveçla.

Bllokada në kufi me Kosovën

Që nga ora 18:00 e së premtes, protestuesit serbë bllokuan të premten në mbrëmje rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Kosovën, duke kërkuar tërheqjen e forcave të policisë së Kosovës nga veriu dhe kthimin e institucioneve serbe të mbyllura nga autoritetet e Prishtinës. Protestuesit vendosën makina në mes të rrugës afër vendkalimit në Merdarë, duke detyruar udhëtarët që po shkonin drejt Kosovës të kthehen pas. 

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe kontrolluar udhëtarët.

”Para pak çastesh, një familjeje e cila po udhëtonte për në Gjermani, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë. Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore”, shkroi ai në rrjetet sociale duke theksuar se këto veprime janë të papranueshme.

Mëngjesin e sotëm u lirua pika e kalimit kufitar në Jarinjë dhe automjetet po qarkullojnë normalisht. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se në Jarinjë nuk ka më pengesa në qarkullimin e të gjitha automjeteve në të dyja anët e kufirit.

“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinjë, është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, tha Elshani.

Ndërkohë, dy pikëkalime të tjera, Bërnjak dhe Merdare, u liruan pasditen e sotme. Kryetari i Shoqatës Koreni në Serbi, Dragisha Miriçi tha se shoqata e tij do të presë deri më 1 tetor për plotësimin e kërkesave të tyre nga autoritetet kosovare dhe paralajmëroi bllokadë të re kufitare, nëse kërkesat e serbëve nuk plotësohen.

Osmani: Serbia kërkon tensione

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë të shtunën se po përpiqet të krijojë tensione dhe përshkallëzim në Kosovë dhe në rajon “përmes bandave kriminale të lidhura me shtetin”, pas bllokadave të vendosura në pjesën serbe të pikëkalimeve kufitare mes dy vendeve.

“Bllokadat kanë vetëm një qëllim, të krijojnë tensione, të destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin tonë. Por, në të njëjtën kohë e tregojnë lidhshmërinë e drejtpërdrejt ndërmjet shtetit serb dhe bandave kriminale që i kanë organizuar këto bllokada, sepse siç e dini policia serbe ka qenë atje dhe këto kanë ndodhur para syve të tyre”, tha Osmani.

Osmani kërkoi nga aleatët e Kosovës “të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë dhe kanë tendencë ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin tonë”.

Bllokimi pasoi operacionin e 30 gushtit të autoriteteve të Kosovës për mbylljen e komunave paralele serbe në veri, në një veprim që nxiti kritika nga diplomacia perëndimore. Autoritetet në Kosovë thanë se komunat paralele serbe në veri, “kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Vendimet e Qeverisë së Kurtit janë kritikuar ashpër si të “njëanshme dhe të pakoordinuara” nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ato rrezikojnë rritjen e tensioneve. Organizatorët e bllokadave duan që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbë në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe.

Serbët bllokojnë Merdaren

Pika kufitare e Jarinjes, e bllokuar nga pala serbe

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:03
Osmani: Bllokadat në kufi tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se vendosja e bllokadave nëpër pikë-kalimet kufitare nga ana e Serbisë është bërë me qëllim që të krijohet tension dhe të destabilizohet paqja dhe siguria në Kosovë e rajon.

Ajo tha se në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e Brukselit, Serbia po vazhdon të shfrytëzojë banda kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ndaj lëvizjes së lirë.

Osmani u bëri thirrje aleatëve që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë siç thotë ajo, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve.

“Në kundërshtim me të gjitha marrëveshjes e Brukselit të cilat janë arritur në këto 12 vite, Serbia edhe njëherë tregon se nuk i intereson lëvizja e lirë, fqinjësia e mirë, përkundrazi ajo po vazhdon të shfrytëzojë banda kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ndaj lëvizjes së lirë. Këto bllokada të cilat janë krijuar kohëve të fundit, të cilat në mënyrë të veçantë kanë për qëllim të terrorizojnë qytetarët shqiptarë donin t’i shfrytëzonin këto pika kufitare kanë vetëm një qëllim, të krijojnë tensione, të destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin tonë.

 Por, në të njëjtën kohë e tregojnë lidhmërinë e drejtpërdrejt ndërmjet shtetit serb dhe bandave kriminale që i kanë organizuar këto bllokada.…I bëj thirrje aleatëve tanë që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë dhe kanë tendencë ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin tonë”, tha Osmani.

Ndër të tjera, e para e vendit, Vjosa Osmani tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë që mos të lejohet krijimi i tensioneve brenda territori të Republikës së Kosovës.

“Reagimi institucional i Kosovës siç e dini veçse po ndodhë. Ka një kohë të gjatë që ne kemi mbledhur prova lidhur me këtë. Është bërë thirrje publike qe qytetaret mos të shfrytëzojnë ato pika kufitare. Janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë që mos të lejohet që ky destabilizim të krijojë tensione brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me aleatët tanë”, potencoi Osmani.

Këtë deklarim Osmani e bëri pas zbulimit te shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.

Pika kufitare në Merdarë dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë e mbyllura, ndërkaq në Jarinje është raportuar se ka qarkullim të veturave.

Pas mbylljes së pesë zyrave të strukturave paralele në veri nga Policia e Kosovës me dyshimet për falsifikim me dokumente, Këshilli për Bllokada i Serbisë paralajmëroi bllokim të pikë-kalimeve kufitare./KosovaPress/

Ora 09:45
Kosovë/ Hiqet bllokada në pikën kufitare të Jarinjës, qarkullimi vijon pa probleme

1725695335_jarinje.JPG

Në pikën kufitare në Jarinje është hequr bllokada për qytetarët me dokumente të Kosovës, dhe tani qarkullimi vijon pa probleme.

Kështu tha zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Ndërkaq, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Ora 08:23
Bllokimi kufitar prej serbëve në veri/ Kurti refuzon të jap koment: Sot kemi festë

1725690456_albinkurti.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 'Hardh Fest', Rahovec

Kryeministri Albin Kurti, i cili ka vizituar mbrëmë festivalin e vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec, ka thënë se “sot kemi festë” kur është pyetur për bllokimin e pikat kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ai ka preferuar të flasë për verërat që i ka degustuar në panairin e këtij festivali. Kurti e pranoi se ka provuar goxha shumë sonte dhe se e ka të vështirë ta zgjedhë më të mirën, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, verërat e Rahovecit janë cilësore dhe mund të krahasohen me ato franceze.

Ai, tutje ka treguar edhe për ndihmën e Qeverisë për vreshtarët dhe verëtarët e Kosovës.

“Ka shumë verëra të mira, nuk mund ta zgjedh vetëm një. 100 mijë veta e vizitojnë ‘Hardh Festin’ dhe unë i inkurajoj të gjithë që të vijnë sonte, ose nesër apo pasnesër mbrëma. Duke ardhur këtu, ne i mbështesim edhe vreshtarët edhe verëtarët tonë. Nga 8 milionë litra verë që prodhohen, 7.8 milionë janë për eksport. Këtu ka ndikuar shumë Ministria e Bujqësisë, e cila i ka mbështetur me 1050 euro për hektarë vreshtarët, ndërkaq verëtarët i ka mbështetur me 8 centë për litër”, ka thënë kryeministri./ Klan Kosova

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ķosova: 08/09/2024 07:54

    Kosova. eshte. shtet. sovran.

    Përgjigju
  • I urti: 07/09/2024 17:22

    Urojmë mos ti ndalojë hyrjen edhe Shqipëria.

    Përgjigju
  • flat: 07/09/2024 11:43

    Ky OPS duket që është malok....

    Përgjigju
  • Ops: 07/09/2024 09:06

    Janse e zgjidh Ramivici sepse ai i ka ven sanksione kosoves

    Përgjigju
  • Fshati: 07/09/2024 08:35

    Serbia nuk lejon Kosovarët të hyjnë në Serbi. Çfarë kërkojnë Kosovarët në Serbi?

    Përgjigju
    • Arben: 07/09/2024 19:21

      Si more cfare kerkojne? Ajo qe quhet sot Serbi eshte toke shqiptare e pushtuar ne shekullin e gjashte nga serbet! Toke shqiptare vella! Serbet te ikin ne Karpate nga erdhen! Shqiptaret jane ne te tyren!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja