VIDEO/ Protestuesit serbë bllokojnë vendkalimet kufitare me Kosovën, Bërnjaku dhe Merdarja ende të mbyllura, në Jarinjë qarkullimi vijon normalisht! Ja si paraqitet gjendja në kufi

Kosovë- Dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Bërnjaku dhe Merdarja, vijojnë të jenë të mbyllura që prej mbrëmjes së djeshme për qarkullim.

Ndërkohë, pika tjetër kufitare në pikën kufitare në Jarinje është hequr bllokada për qytetarët me dokumente të Kosovës, dhe tani qarkullimi vijon pa probleme.

Kështu tha zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Fillimisht u mbyllë pikëkalimi në Bërnjak. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svelça, tha se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët, shkruan media kosovare “Express”.

 

Pika kufitare e Jarinjes, e bllokuar nga pala serbe

Ai bëri me dije se një familje kosovare që po udhëtonte për në Gjermani është kthyer prapa me forcë.

“Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne. Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, shkroi Svelça.

Pas mesnatës, ai njoftoi se është mbyllur edhe pika kufitare në Merdare.

“Pas veprimeve të njëjta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdarë.  Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situates”, shkroi Svelça.

Serbët bllokojnë dhe Merdaren

Edhe kryediplomatja Donika Gërvalla reagoi pas mbylljes së Bërnjakut, ku tha se kjo pikë do të qëndrojë e mbyllur derisa të largohen personat e maskuar dhe të kthehet lëvizja e lirë.

“Në pikën kufitare në Bërnjak, brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë. Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet. Pika kufitare në Bërnjak mbyllet deri sa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë”, shkroi Gërvalla.

Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve që udhëtojnë drejt Kosovës apo nga Kosova në drejtim të shteteve tjera të marrin masa të kujdesshme dhe të përdorin pikat e tjera kufitare.

Në krahun tjetër, përfaqësues nga disa shoqata serbe kanë bllokuar rrugët pranë tri pikave kufitare me Kosovën në territorin e Serbisë. Grupe të vogla njerëzish u mblodhën pasditen e 6 shtatorit në kalimet kufitare në Merdare, Jarinë dhe Bërnjak, ku ndaluan kamionë dhe drejtues makinash me dokumente të Kosovës. Bllokimi i rrugëve u bë pas mbylljes së pesë institucioneve paralele serbe në veri të vendit nga autoritetet e Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:45
Kosovë/ Hiqet bllokada në pikën kufitare të Jarinjës, qarkullimi vijon pa probleme

1725695335_jarinje.JPG

Në pikën kufitare në Jarinje është hequr bllokada për qytetarët me dokumente të Kosovës, dhe tani qarkullimi vijon pa probleme.

Kështu tha zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Në Jarinje po qarkullojnë veturat, për momentin nuk ka asnjë problem”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Ndërkaq, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Ora 08:23
Bllokimi kufitar prej serbëve në veri/ Kurti refuzon të jap koment: Sot kemi festë

1725690456_albinkurti.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 'Hardh Fest', Rahovec

Kryeministri Albin Kurti, i cili ka vizituar mbrëmë festivalin e vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec, ka thënë se “sot kemi festë” kur është pyetur për bllokimin e pikat kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Ai ka preferuar të flasë për verërat që i ka degustuar në panairin e këtij festivali. Kurti e pranoi se ka provuar goxha shumë sonte dhe se e ka të vështirë ta zgjedhë më të mirën, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, verërat e Rahovecit janë cilësore dhe mund të krahasohen me ato franceze.

Ai, tutje ka treguar edhe për ndihmën e Qeverisë për vreshtarët dhe verëtarët e Kosovës.

“Ka shumë verëra të mira, nuk mund ta zgjedh vetëm një. 100 mijë veta e vizitojnë ‘Hardh Festin’ dhe unë i inkurajoj të gjithë që të vijnë sonte, ose nesër apo pasnesër mbrëma. Duke ardhur këtu, ne i mbështesim edhe vreshtarët edhe verëtarët tonë. Nga 8 milionë litra verë që prodhohen, 7.8 milionë janë për eksport. Këtu ka ndikuar shumë Ministria e Bujqësisë, e cila i ka mbështetur me 1050 euro për hektarë vreshtarët, ndërkaq verëtarët i ka mbështetur me 8 centë për litër”, ka thënë kryeministri./ Klan Kosova

A.Q/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ops: 07/09/2024 09:06

    Janse e zgjidh Ramivici sepse ai i ka ven sanksione kosoves

    Përgjigju
  • Fshati: 07/09/2024 08:35

    Serbia nuk lejon Kosovarët të hyjnë në Serbi. Çfarë kërkojnë Kosovarët në Serbi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

32 studentë nga Europa në Kolegjin e Europës në Tiranë, Veliaj: Tre bursa për të rinjtë ekselentë shqiptarë! Ambasadori i BE: Shqipëria është Europë

32 studentë nga Europa në Kolegjin e Europës në Tiranë, Veliaj: Tre bursa për të rinjtë ekselentë shqiptarë! Ambasadori i BE: Shqipëria është Europë