TIRANË - Një prej partnerëve të BERZH, Qeveria Italiane ka akorduar fondin prej 500 mijë eurosh për projektin për terminalin e ri multimodal të trenit, linjave urbane dhe interubane dhe të tramit. Në hapësirën prej 80 mijë metrash katrorë e cila i kaloi Bashkisë me vendim qeverie është parashikuar të ketë edhe një qender të madhe tregtimi. I gjithë investimi llogaritet të kushtojë 20 milionë euro dhe do të kryhet në partneritet publik-privat ku përfshihet BERZH-Bashkia e Tiranës dhe investitorë privat.
PROJEKTI
Terminali i ri Multimodal do të akomodojë atje pothuajse 10 linja autobusësh, që do i hiqen qarkullimit dhe stresit të transportit publik në Tiranë, mbi 400 mikrobusë të cilët vijnë nga veriu dhe nga jugu do të akomodohen atje, por njëkohësisht edhe rreth 350 taksi. Ky është projekti i parë nga katër projektet strategjike që pasohet, besoj se të gjithë e keni dëgjuar konkursin e Bulevardit, që fillon e merr jetë gjatë muajit të ardhshëm, me projektet që do të prezantohen për zgjatimin e Bulevardit.
BASHKIA
Për bashkinë e Tiranës dhe nënkryetaren e saj, Tabaku, fondi i BERZH është shenjë besimi në projektet e kësaj bashkie.
“Krijimi i këtij Terminali të ri Multimodal do të jetë një mundësi shumë e mirë për investime në Tiranë, por nga ana tjetër do i ofrojë mundësinë edhe Bashkisë së Tiranës, të angazhohet në një aktivitet të ri biznesi. Do të jetë një kontratë e partneritetit publik-privat dhe do të jetë me kosto “zero” për Bashkinë e Tiranës, duke bërë të mundur krijimin e një projekti koncesionar gjigand për qytetin e Tiranës“, tha Tabaku.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com