PRISHTINË - Biznese të ndryshme në Kosovë janë mbledhur sot për të parë se si mund të shndërrohen në katalizatorë të vërtetë për ekonomitë e tyre vendase, dhe më pas për rajonin.
Sipas KosovaPress, sot u organizua konferenca për iniciativën "Know How" me bizneset kosovare të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZh), në të cilën u prezantuan instrumentet e financimit dhe këshillimit për bizneset në Kosovë.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka shpalosur axhendën ekonomike të Qeverisë së Kosovës. Ajo thotë se do të luajnë rolin e avokatit në sektorin privat dhe shton se dialogun do ta institucionalizojnë duke krijuar së shpejti Këshillin Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik. Bajrami thotë se, ministria që ajo drejton është duke bërë fondin prej 15 milionë euro dhe i bënë thirrje Odave Ekonomike të jenë sa më proaktive për të përfituar asistencë teknike dhe financiare.
Nga programi "Know How", Leonora Kusari thotë se financimi shpeshherë nuk përmbush sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset.
BERZH ka investuar në Kosovë që nga viti 1999. Deri më tani ka nënshkruar 37 projekte në vend me një vëllim neto prej më shumë se 89 milionë euro. Deri tani, mbi 600 biznese të vogla dhe të mesme kanë marrë shërbime këshilluese për t'u rritur dhe për të krijuar vende të reja të punës. Kosova është anëtare e BERZh që nga dhjetori i vitit 2012.
Nëse doni këshilla për biznesin tuaj sa i përket strategjisë, marketingut, organizimit, operanionalizimit, teknologjisë, zgjidhje inxhinierike, menaxhim të cilësisë, menaxhim financiar, efikasitetit energjetik dhe mjedisit mund t'i drejtoheni zyrave të Ekipit Mbështetës për Bizneset e Vogla në kuadër të BERZH, që gjenden në objektin e Bankës Qendrore në Fushë Kosovë./ATSH/
/Shqiptarja.com