Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka publikuar sot raportin e saj për rritjen ekonomike t vendeve evropiane. 1.5 % është rritja ekonomike sipas BERZH për Shqipërinë në vitin 2014, ndërsa parashikohet se për vitin 2015 rritja ekonomike do të jetë 2.5%.
Pak ditë më parë edhe Banka Botërore ka publikuar raportin e saj, ku vlerësonte se ekonomia e Shqipërisë parashikohet të rritet me 2.1% në nivel vjetor gjatë vitit 2014, nga 1.3% që ishte rritja për 2013-ën, ndërsa për 2015 të ishte 3%.
Sipas raportit të BERZH, Kosova dhe Maqedonia kanë për 2014-tën dhe do të kenë për 2015 rritjen më të madhe ekonomike në vendet e rajonit.
Ndërsa për Qipron dhe Serbinë gjithmonë sipas raportit të BERZH janë dy vendet që kanë renie ekonomike në vitin 2014 dhe që parashikohet që të kenë një rritje të lehtë për vitin 2015-të.

(Tabela e raportit të BERZH për vendet e rajonit)
PDF/Raporti i plotë për ekonominë e BERZH
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

KE: Në tremujorin e tretë, rritja ekonomike në Shqipëri me 3.3%