Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e mbajti të pandryshuar vlerësimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Në raportin e publikuar këtë të enjte për perspektivën e ekonomisë rajonale, BERZH-i thotë se prodhimi kombëtar në Shqipëri do të rritet me 2.5% këtë vit.
Sipas raportit të BERZH-it, vitin e ardhshëm rritja do të përshpejtohet në 3%. "Performanca makroekonomike e Shqipërisë ka përfituar nga marrëveshja me FMN-në në 2015. Megjithatë , përmbytjet e rënda që goditën vendin në fillim të këtij viti , nivelet e larta të kredive dhe efektet negative nga kriza ekonomike greke mbeten rreziqet kryesore.
Perspektiva ekonomike e BERZH-it sheh përmirësim sa i përket rritjes ekonomike në vitin 2016 , me 0.5 % duke e çuar atë në 3 % nga 2.5 për qind në 2015?, thuhet në raportin e BERZH-it./atsh/
/Shqiptarja.com