BERZH tërhiqet nga projekti
për HEC mbi lumin Radika

BERZH tërhiqet nga projekti<br />për HEC mbi lumin Radika
TIRANË - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar se nuk do të financojë projektiin energjetik “Ura e Boshkut” dhe “Fusha e Llukovës” në Dibër, për  ndërtimin e hidrocentraleve.

Sicc bëhet e ditur nga portali tesheshi.com, BERZH ka anuluar investimin pas vërejtjeve të shumta të ambientalistëve se projekti në fjalë,  do të shkatërojë biodiversitetin në Liqenin e Dibrës, dhe do të shterojë lumin Radika, sepse parashihej devijimi i rrjedhës së tij.

Devijimi eventual i Radikës do t’i kushtonte Shqipërisë humbje disamilionëshe në nivel vjetor, pasi uji i Radikës përmes Drinit të Zi kalon nëpër katër penda në teritorin e Shqipërisë, duke  katërfishuar kështu humbjet. Tirana zyrtare, në vazhdimësi ka kërkuar nga Shkupi të respektojë marëveshjet ndërkombëtare për ujrat, por gjithmonë ka hasur në vesh të shurdhër.

“Kjo betejë e fituar nuk do të thotë fitore përfundimtare, përderisa Qeveria nuk del me informatë zyrtare se terheq projektin,  sepse mundesi jo te favorshme për ne mund te paraqiten permes fondeve  të tjera që mund të ofrohen” thotë Bardhyl Marku Aktivist i iniciatives qytetare per mbrojtje të Radikes.


Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Juventus nis procedim disiplinor kundër Allegrit, dëshiron mbrojtjen e milionave

Juventus nis procedim disiplinor kundër Allegrit, dëshiron mbrojtjen e milionave