Besëlidhja e Lezhës
Ndalohet manifestimi i AK

Besëlidhja e Lezhës<br />Ndalohet manifestimi i AK
Aleancës Kuq e Zi i është refuzuar leja për manifestime në Lezhë. Aleanca Kuq e Zi kishte vendosur të mbante një tubim në qytetin e Lezhës me rastin e përvjetorit të Beslidhjes së Lezhës në datë 2 mars.

Kërkesa e AK për një tubim festiv, drejtuar bashkisë dhe policisë së Lezhës, është refuzuar. Aleanca Kuq e Zi akuzon drejpërdrejtë Kryeministrin Berisha për refuzimin e mbajtjes së tubimit. Sipas AK refuzimi vjen pasi në të njëjtën ditë kryeministri mban një aktivitet në qyetin e Lezhës.

“Refuzimi i kërkesës sonë për një tubim festiv me rastin e përvjetorit të Beslidhjes së Lezhës vjen me urdhër të Berishës. Kjo është në kudërshtim të plotë me ligjin. Refuzimi ka ardhur pasi Berisha mban një aktivitet në të njëjtën orë dhe ditë. Sidoqoftë ne nuk tërhiqemi nga kremtimi i ditës së përvjetorit të Beslidhjes së Lezhës. Qytetarë, bashkohuni me ne” shprehet AK. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës