Bes Kallaku publikon videon
"ekskluzive" të ministrit në zyrë

Bes Kallaku publikon videon<br />
Lajmi i ditës kryesisht në portalet online, është ai mbi ekzistencën e videoregjistrimit të një prej anëtarëve të kabinetit qeveritar në momente intimiteti me një masazhatore. Të gjithë janë në pritje të videos, por deri deri tani asnjë video nuk është publikuar, pavarësisht thashethemeve mes botës së gazetarëve, ku nuk mungojnë edhe etiketimet e ministrave të përfshirë në skandale seksuale.
 
Por, atë që s'e kanë bërë ende poseduesit e videos (gjithmonë nëse ajo ekziston) e ka bërë humoristi i njohur Bes Kallaku.
 
Kallaku ka realizuar pikërisht atë që flitet si subjekt i videos, ministri në zyrë vetëm për vetëm me masazhatoren...
 
Videoregjistrimin Kallaku e ka publikuar në rrjetet sociale ku nuk mungojnë notat e forta të humorit rreth asaj që flitet në media për të ashtuquajturin "videoskandali i ministrit".

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja