KOSOVË- Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka zhvilluar sot një takim në Prishtinë me homologen e saj Hykmete Bajrami, Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë.
Siç njofton zyra e shtypit të ministrisë, ky takim u zhvillua në kuadër të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në projektet e përbashkëta mes dy vendeve.Ministrja Shahini prezantoi para homologes së saj disa prej nismave të suksesshme të ndërmarra në Shqipëri:
“Prezantova nismën e "Parlamentit të Nxënësve" si këshilltarin tim në fuqizimin e zërit të të rinjve, si dhe portalin "Mësues për Shqipërinë" si mekanizmi që ka rikthyer tashmë në sistemin arsimor cilësinë, meritokracinë dhe transparencën” - u shpreh Shahini në rrjetin e saj social.
Ndër të tjera, Ministrja Shahini tha se "Në vijim, do të intensifikojmë programin e shkëmbimit të nxënësve "Si N'Shtëpinë Tënde" dhe do të rrisim shkëmbimet e studentëve dhe pedagogëve për cilësi më të mirë të arsimit të lartë".
Futja Kot me keto, te pakten mos ja u thuaj edhe Kosovareve.....
Përgjigju