Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka shpërthyer kundër Edi Ramës pas diskutimeve për kërkesën për mocion me debat për miratimin e një rezolute për gjenocidin në Kosovë. Xhaferri ka akuzuar Ramën si përkrahës i serbëve. 

“Flet për Kosovën sikur ai e ka çliruar. E vetja gjë që ka çliruar janë thasët e votave të DHL, i paketoi e  i solli siç i deshi. Unë jam krenar që jam dhëndër i Kosovës. Djali dhe vajza janë bij dhe bija të Kosovës. Në të njëjtën kohë dhe prejardhjen familjare e kam nga themelues të Lëvizjes së Ballit Kombëtar të cilën Kinostudioja juaj e bëri qesharake, por në Kosovë e Maqedoni janë heronjtë më të mëdhenj të trevave.

Kur Mit’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Abaz Ermenji luftonin për bashkimin e trevave,  paraardhësi juaj, ishte i deleguar nga Miladim Popoviçi për të prishur marrëveshjen e Mukjes. Kur bashkëshortja ime 7 vjeç, përzihej nga çetnikët dhe paramilitarët serb, ky person (Edi Rama) i jepte çelësin Goran Bregoviç që inspironte çetnikët serb për të vrarë dhe prerë shqiptarët dhe të gjithë ato masakra që përmendi Berisha. Dhe kur përmendet marrëveshja me Rusisë, shikoni sa i qeshur është ky zotëria me Lavrovin në krah. Për Kosovë dhe për bashkim kombëtar të jeni të sigurtë që jeni pasardhës të asaj partie që e copëtuar vendin”, tha Xhaferri.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Protesta për UÇK, Balla-PD-së: Rama s’do jetë, pse nuk vini? Kryetari juaj ‘dhëndër’ i mirë i Serbisë! Berisha: Kryeministri, shërbëtor i Vuçiç