Besarti kthehet me gola
FSHF-ja hesht!

Besarti kthehet me gola<br />FSHF-ja hesht!
Skuadra Brisbane Roar ka ruajtur shpresat për të mbetur në garë për titullin e kampionit të Australisë, pasi ka mundur 2:0 kryesuesin Mariners, madje këtë e ka arritur në fushën e kndërshtarit.

Protagonist i takimit sërish ka qenë Besart Berisha, i kthyer nga pezullimi një javor i dhënë nga Federata Australiane.

Sulmuesi shqiptar ka qenë autori i golit të dytë për skuadrën e tij, duke e ndihmuar atë që të marrë suksesin që mban në vendin e tretë në renditjen e kampionatit.

Pas momentit të vështirë të javëve të fundit, Berisha e ka festuar golin duke përqafuar trajnerin Ante Postecoglu. Ky i fundit e ka mbrojtur atë gjatë kësaj periudhe dhe ka deklaruar shpesh se futbollisti shqiptar është sulmuesi më i mirë që ka stërvitur ndonjëherë dhe se të gjitha shanset që ka ekipi për të rifituar titullin varen nga forma e futbollistit shqiptar, transmeton LSH.

Për Berishën, ky ishte goli i 12-të në këtë kampionat, duke vazhduar të kryesojë në renditjes së golashënuesve.

Ndonëse po kalon një formë të shkëlqyer, ai është lënë në harresë nga FSHF-ja, e cila prej kohësh nuk merr në konsideratë grumbullimin e tij me fanellën kuqezi.(KOHAnet)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet