BE-SHBA, mbi 1.5 miliardë euro ndihmë humanitare për Ukrainën

BE-SHBA, mbi 1.5 miliardë euro ndihmë humanitare për Ukrainën

Në total, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbi 1.5 miliardë euro ndihmë humanitare për Ukrainën. Këtë e kanë bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, në një deklaratë të përbashkët në samitin e BE-së.

"Ne do të vazhdojmë të mobilizojmë dhe koordinojmë ndihma të rëndësishme humanitare për të mbështetur njerëzit në Ukrainë, ata që janë detyruar të ikin dhe ata që janë prekur nga ndikimi i rëndë që po shkakton lufta ruse në mbarë botën. Kjo përfshin mbi 1 miliard dollarë në ndihmë humanitare nga SHBA dhe 550 milionë euro nga BE”, shkruajnë ata.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime