Besimi i Wanda Nara: Icardi vlen shumë, rinovon me Interin

Besimi i Wanda Nara: Icardi vlen shumë, rinovon me Interin

Njeriu i momentit tek Interi është kapiteni Mauro Icardi që Sampdorias i shënoi katër gola në ndeshjen e fundit dhe u ngjit në kuotën e 22 të tillëve në Serinë A duke arritur edhe kuotën 100-të. Por sa vlen argjentinasi.

Vetë Mauro ka thënë se vlen më shumë se 110 mln eurot që është edhe klauzola e tij ndërsa bashkëshortja-agjente Wanda Nara në një intervistë të gjatë për “ La Gazzetta dello Sport” sqaron: “Icardi vlen çdo ditë e më shumë. Ne kemi besim se Mauro do të rinovojë me Interin pasi i pëlqen projekti i Suning”. Wansa Nara më tej flet me detaje për të ardhmen e bashkëshortit të saj:

“Çdo gol i Icardit vlen një hap më shumë në historinë e Interit. Ai e donte shumë që të shënonte golin numër 100-të pasi historia nuk fshihet kollaj dhe e kishte me shumë merak për tifozët. Icardi është i pari që bën tifo për Interin dhe e di mjaft mirë se çfarë do të thotë .

Unë nuk mund të parashikoj të ardhmen por mund të them se projekti i familjes Zhang i pëlqen pasi ka vendosur që të rikthejë Interin mes klubeve më të mëdha. E rëndësishme është që Interi të shkojë në Champions por ne kemi qëndruar edhe në momentin kur skuadra nuk ka luajtur në këtë kompeticion”, e mbyll Wanda Nara intervistën e saj.

d.c./shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën