Besimtarët myslimanë në Fier kanë falur namazin e Kurban Bajramit. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët u falën në sheshin qendror të qytetit, ndërsa krerët myslimanë të Myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Namazi u fal në orën 6:40 minuta ndërsa ceremonisë i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli. 

Ai përcolli mesazhin për më shumë paqe dhe respekt ndaj njëri- tjetrit dhe theksoi se kjo është dita kur ne shërojmë plagët që ne i kemi shkaktuar njëri- tjetrit.

Urimet solidarizuese ishin kryefjalë edhe e gjithë besimtarëve në këtë ditë feste, ndër më të rëndësishmet e fesë islame.


Lajmi kryesor:

Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë falin namazin në Tiranë, kurban edhe për personat në nevojë! Spahiu: Paqe e begati