Pas gati 6 vitesh në detyrë, është larguar nga drejtimi i Doganave Gent Gazheli, dhe në vend të tij është emëruar Besmir Beja.
Besmir Beja prej gushtit të 2024-ës e deri më tani ka mbajtur postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
Ndërsa Gent Gazheli pasi drejtoi doganat prej 2020-ës, është emëruar nga qeveria si zëvendës-ministër i Mjedisit.
Kurse postin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Financave do ta marrë Gentian Kerri, që më herë ka drejtuar Komisionin e Prokurimit Publik, si dhe së fundmi u emërua edhe nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
Komente







Do mbahet mend vetem qe mbolli shume konfuzion ne Doganen Shqiptare me promovimin ne poste kyce te partiakeve spiune dhe hajdute pa skrupull
PërgjigjuNjerin prej tyre e njoh, djale i pergatitur dhe me kulture e integritet. Por kujdes çuna se Spaku kerkon akoma "gjak" per te sjelle destabilizim ne kupolen e shtetit te vogel shqiptar. Mos firmosni pa pare e lexuar mire letrat e dokumentet. Merrni kohen e duhur, se Spaku me Dado tullën e xha Brahon, qëndrojnë pas ferrave te fshehur per t'ju goditur ne pabesi. Normal, duhet te justifikojne rrogen miliona € ne muaj qe ia grabisin buxhetit te shteit te varfer shqiptar.
PërgjigjuUrime Besmir!
Përgjigju