1766222433_vladimirputin.avif

Foto: Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë konferencës maratonë të fundvitit deklaroi se ishte i dashuruar, por nuk zbuloi shumë detaje.

Siç raportoi kanali televiziv Rossiya 1, presidentin e pyetën gjithashtu nëse ai besonte në dashurinë me shikim të parë, të cilës Putin iu përgjigj “po”.

Një tjetër moment pikant, pavarësisht se e gjitha e kontrolluar nga Kremlini, ishte ai me propozimin që i bëri të dashurës së tij një gazetar rus.

Madje, ftoi edhe Putinin në dasmë. Gazetari mbante në duar një pankartë “A do të martohesh me mua?”.

“Je veshur sikur je gati për dasmë”, ishte komenti i Putinit.

Më pas presidenti rus zbuloi se beson në Zot dhe se njerëzit e motivojnë.

“Unë besoj në Zotin, i cili nuk do të ndalet kurrë së menduari për Rusinë”, u shpreh Putin.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Rubio: Nuk do të ushtroj presion për asnjë marrëveshje! Zelensky: Nga SHBA është propozuar një takim trepalësh me Rusinë në Miami