Beteja e fakteve, opozita ja
faturon skandalet e CEZ-it qeverisë

Beteja e fakteve, opozita ja<br />faturon skandalet e CEZ-it qeverisë
TIRANE- Opozita nxori dje në shesh të gjitha faktet, që sipas saj vërtetojnë përfshirjen  e Metës në aferat e CEZ-it. Nga foltorja e Kuvendit Sali Berisha rreshtoi akuzat ndaj Metës, duke e cilësuar atë që ka ndodhur me CEZ si afera korruptive më e madhe në historinë e Shqipërisë.

Ai ju referua kontratën mes CEZ­DIA, ku sipas Berishës, Meta ka marrë ryshfet nga administratori i DIA Kastriot Ismailaj. Por sipas ish­kryeministrit, vjedhjen më të madhe e ka bërë Rama, lidhur me pagesën prej rreth 98 milionë eurosh që qeveria shqiptare i bëri CEZ për të shmangur arbitrazhin ndërkombëtar. “Së pari, dëshiroj të theksoj lidhur me diskutimin për CEZ-in, që është edhe afera korruptive më e madhe e 25 viteve të fundit, garantoj shqiptarët se nuk ka rënduar gjë mbi shpatullat dhe supet e tyre, sa ç’ka rënduar kjo mega-aferë e tmerrshme, që ka grabitur nga xhepat e tyre dhe vazhdon të grabisë të paktën 1100 euro për person”, tha Berisha.

Ai shtoi se Meta, në kundërshtim me detyrën ka negociuar në Pragë me CEZ. “Për herë të parë del ky në Arbitrazhin e Vjenës Studio Clifford Chance, zbulon se Kastriot Ismailaj i është rekomanduar atij për anëtar të Këshillit Drejtues nga Ministria e Ekonomisë, e keni në koalicion ministrin, është ministër përsëri. Në mënyrë absolute nuk ka pasur asnjë tagër për një veprim të tillë.

Së dyti, po në Vjenë në Arbitrazh del se bashkëkryetari i kësaj mazhorance si Ministër i Jashtëm, ka realizuar tatime me drejtuesit e CEZ dhe ka negociuar, për të kontraktuar  Kastriot Ismailajn në kundërshtim flagrant me misionin e tij, detyrën që ka. Në një përgjigje që ka dhënë në emër të tij thonë se ka qenë me Edi Ramën në Pragë. Atëherë kjo më bën me dyshuar, aty thuhet se, z. Meta si Ministër i Jashtëm ka qenë me Edi Rama  në mbledhjen e socialistëve evropianë.

Atëherë e takoi Hejsek, Edi Ramën apo ndonjë tjetër Hajsek këtë nuk e di se po ta dija e them këtu”,-tha Berisha. Ai shtoi se akuzat ndaj Vilson Ahmetajt janë qesharake. “Me CEZ-in ka qenë i ngarkuar ministri i tij Edmond Haxhinasto, ministria e Financave, por asnjë zyrtar i ministrisë së Jashtme... kurrë dhe kurrë. Kjo akuzë ju transferua Vilson Ahmetajt ai tha s’kam lidhje, nëse s’ka Vasili ka lidhje Petrit Ahmetaj se ai është kryetar i ERE i emëruar nga Rama. Nëse është i vërtetë është një akt i mirëfilltë korruptiv, duhet hetuar.

Kallëzimi penal është bërë nga avokatja e shtetit shqiptar”,-tha Berisha. Edhe Bode ka dalë në mbrojtje të vetes së tij, ndaj akuzave që i renditi Erjon Brace. “Vendimi i CEZ për ulje të çmimit që blinte energjinë nga KESH ka qenë i papranueshëm. Çështja e zgjedhjes së kontratës ishte me interes publik.

Është e nevojshme të hetohet i gjithë procesi. Kujt i bëni alibi? Meta akuzohet se ka përfituar para në këmbim të favorit. Për çfarë e mbuloni? Mos u mundoni të manipuloni gjëra të pavërteta në aktin që kam çuar unë çmimi nuk është ulur, është rritur. Në ERE kishte dy kërkesa, një nga CEZ dhe një nga KESH secili kërkonte nga një çmim. Letra që tregon ti (i drejtohet Braçes) është si përgjigje për ERE. ERE është i vetmi autoritet që vendos për çmimin”,-tha Bode. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open