Beteja e flamujve për 100-vjetorin
PS e PD ndahen nga ngjyra

Beteja e flamujve për 100-vjetorin<br />PS e PD ndahen nga ngjyra
TIRANE - Opozita dhe mazhoranca kanë gjetur mënyra të ndryshme për të organizuar sa më mirë përvjetorin e 100 vjetorit të pavarësisë në Vlorë. Ndërsa Edi Rama përmes nismës "Ngri Flamurin" fton qytetarët në garë për të qenë fitues në 100 emrat që do ta shoqërojnë në Vlorë, PD përmes kreut të bashkisë në Kamzë e ka mbushur qytetin me flamuj blu, të bardhë e disa kuqezi.

PS, "NGRI FLAMURIN"
Edi Rama fton të gjithë shqiptarët të cilët dëshirojnë të jenë në Vlorë ditën e Pavarësisë, të atashohen në nismën e PS "Ngri Flamurin". Përmes internetit, të gjithë ata që kontaktojnë me këtë faqe zyrtare do jenë pjesë e përzgjedhjes së 100 emrave që kanë postuar më shumë në rrjetin social në këtë nisëm "like". Dhe deri më 25 dhjetor pikërisht tre ditë përpara festimit të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë 100 fituesit do të jenë në përbërje të "dërgatës" së kryesuar nga Edi Rama për në.

Një skemë e qartë që ka bërë që në dy ditë janë dhënë nga qytetarët shqiptarë mbi 148 mijë "like", çka tregon një interes të jashtëzakonshëm dhe një tërheqje të madhe që po bën kjo nismë për qytetarët shqiptarë. Ndërkohë kjo nismë është e konceptuar në mënyrën më origjinale të mundshme, në një sfond rozë, të rrethuar me një sfond të kuq, në të cilin është vendosur shqiponja e zezë dykrenare, në qendër ku gjendet sërish një shqiponjë tjetër mbi të cilën është vendosur në formë dielli fjala "Rilindje, 2013 viti i Ndryshimit" anançohet me të madhe nisma Ngri Flamurin e shoqëruar më pas me thirrjen "Ti mund të jesh një prej shqiptarëve që do të jetë në Vlorë ditën e Pavarësisë".

Pas kësaj në anën e djathtë të kësaj panorame është shkruar "like" duke i ftuar të gjithë që ta klikojnë sa më shumë për të postuar sa më shumë dhe për të qenë në listën e 100 fituesve për të shkuar me kreun e PS Edi Rama në Vlorë më 28 nëntor. "Thuaj çfarë ëndërron të bësh në Shqipëri, apo si ëndërron të bëhet Shqipëria nesër. Fituese do të jenë 100 postimet me numrin më të madh të “Like”. Fituesit do të shpallen brenda datës 25 Nëntor. Fituesit do të kontaktohen përmes adresës së email-it dhe telefonit prej vullnetarëve tanë të angazhuar në këtë projekt.

Nëse dëshiron të jesh në Vlorë me Edi Ramën ditën e pavarësisë, jep më të mirën tënde. Nda me ne ëndrrën tënde për një Shqipëri të Rilindur!", thuhet në nismë. Kreu i PS Rama ka saktësuar se "shpenzimet e transportit e të qëndrimit (në rastet e nevojshme) do të mbulohen nga Partia Socialiste".

FLAMUJ BLU NE KAMEZ
Kreu i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu e ka mbushur tërë qytetin me flamuj të bardhë e anashkaluar flamurin kombëtar. Aktivistët e Aleancës KuqeZi ishin në Kamëz ku denoncuan vendosjen e flamujve të PD përkrah atyre kombëtare për festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë.

"Është turp për të gjithë ne që sot në këtë aks nacional ku me mijëra qytetarë kalojnë gjatë ditës të shohim se si PD e ka barazuar flamurin me ngjyrat bardhë e blu përkrah flamurit kombëtar kuqezi në këtë prag 100 vjetor të pavarësisë", thuhet në deklaratën e AK. E cila nënvizon se e quan këtë një akt të turpshëm të funksionarëve të partisë-shtet në këtë zonë të kryeqytetit ku simbolet kombëtare barazohen me ato partiake dhe pushtetare.

 "Aleanca Kuq e Zi është këtu sot për t'i dhënë përkrahje qytetarëve të Kamzës, që të indinjuar iu drejtuan kësaj force politike për të denoncuar këtë akt të turpshëm të partisë së shtetasit Sali Berisha e servilëve të tij në funksionet zyrtare lokale", thanë aktivistët e AK.

Sipas tyre nisma 'një flamur për çdo dritare', e prezantuar nga AK ka për qëllim lartësimin e vlerave kombëtare e simboleve shqiptare në 100 vjetorin e pavarësisë e jo lartësimin e flamurit me ngjyrat helene, siç është flamuri i PD. "Shqiptarët e kanë kuptuar tashmë që vendosja e flamujve të PD të Berishës më forcën e pushtetit dhe policisë s'do zhbëjë atë që pritet të jetë lumi i ngjyrave kuqezi më 28 nëntor", thuhet në deklaratë.


(Lajmi u botua sot në gazetën SHQIPTARJA.com)
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë