Gati 5 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë injektuar në nivel global.
Fushata e imunizimit filloi gati nëntë muaj më parë. Shifrat e publikuara nga Our World Data treguan më 23 gusht se janë administruar 4.93 miliardë doza, dhe gjatë ditëve të ardhshme kjo shifër do të arrijë në 5 miliardë.
Gati një e katërta e botës është plotësisht e vaksinuar, ndërsa rreth një e treta e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Shumica e vaksinave në përdorim jepen me dy doza. Disa vende kanë filluar të rekomandojnë një dozë të tretë përforcuese për shkak të shqetësimeve për zvogëlimin e efikasitetit të vaksinës dhe variantit Delta të koronavirusit i cili është shumë i transmetueshëm.
Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për qasjen jo të barabartë në vaksina mes vendeve të pasura dhe atyre të varfëra. Vetëm 1.4 përqind e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë.
Situata më e keqe me imunizim është në Afrikë, ku shumë vende kanë vaksinuar nën 1 për qind të popullatës.
Organizatat Botërore të Shëndetit thonë se është kritike që vendet me të ardhura më të ulëta të furnizohen në vaksina për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të zvogëluar rrezikun e mutacioneve që mund ta bëjnë virusin më ngjitës dhe potencialisht të ulin efektivitetin ndaj vaksinave.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar planet për të ofruar doza përforcuese për të gjithë amerikanët, duke cituar të dhëna që tregojnë ulje të mbrojtjes. Kanadaja, Franca, Gjermania dhe vende të tjera kanë njoftuar gjithashtu plane të tilla.
Por, OBSH-ja thotë se në vend që të përdorin vaksinat për doza shtesë, ato duhet të dërgohen tek të pavaksinuarit me asnjë dozë./REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.5%
-
As i mirë as i keq
35%
Vota total: 665
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
17 Korrik, 11:36
-
OBSH rekomandon që vaksina e COVID të injektohet çdo vit, studimi i ISHP: Krijohet mbrojtje
12 Nëntor 2023, 16:32
-
Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19
2 Tetor 2023, 12:12
-
Ministrja e Shëndetësisë: Kardiologjia nuk është ndërprerë për rastet emergjente! Nga shkurti, fisha diabeti falas për mbi 65-vjeçarët
10 Janar 2023, 11:17
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
700 mijë doza përforcuese të vaksinës anti-Covid, Ministrja e Shëndetësisë: Vaksinim i kombinuar në çdo qendër shëndetësore
19 Nëntor 2022, 10:41
-
Ministrja e Shëndetësisë: 83 mijë qytetarë të vaksinuar kundër gripit, brenda nëntorit vijnë 700 mijë doza booster të vaksinës anti-covid
4 Nëntor 2022, 13:50
-
'Kontrabandë’ me Di Maion për Pfizer? Rama ‘detyrohet’ të përgënjështrojë: Ishte shaka për të treguar një bashkëpunim vëllazëror, Zoti na ruajt
10 Tetor 2022, 12:26
-
Kina miraton vaksinën re kundër Covid-19! Merret nga hunda, jo me injektim
5 Shtator 2022, 17:51
-
Del vaksina kundër variantit Omicron! Britania e Madhe, e para që e miraton
15 Gusht 2022, 15:24
-
Rritja e infektimeve me Covid-19, apeli i ministres së Shëndetësisë nga Pogradeci: Vaksinohuni me dozën përforcuese
23 Korrik 2022, 09:55
-
Berisha politikë me vdekjen: Qytetarëve po u bëhen vaksina të skaduara! Ministria: Gënjeshtër
16 Korrik 2022, 15:05