Beteja në Siri, forcat e Assad
ripushtojnë qytetin e vjetër Aleppo

Beteja në Siri, forcat e Assad<br />ripushtojnë qytetin e vjetër Aleppo
Beteja në Aleppo po shkon drejt fundit, trupat e Bashar Al Assad të mbështetura nga forcat ruse kanë pushtuar të gjithë qytetin e vjetër, i cili ishte nën kontrollin e forcave rebele.

Lajmi është konfirmuar nga Observatori për të drejtat e njeriut  sipas së  cilës forcat qeveritare kanë avancuar me shpejtësi në pjesën lindore të qytetit duke rimarrë nën kontroll rreth 80% të zonës.

Marrja e qytetit i bashkohet tashme hartës së vendeve që forcat e kolaicionit kanë arritur të pushtojnë.

Ndërsa në duart e rebelevë mbetet ende pjesa juglindore  e qytetit. Pak ditë më parë OKB kish lëshuar alarmin  se Aleppo për shkak të bombardimeve rrezikonte të shndërrohej në një varrezë gjigande. 

Autoritetet bëjnë me dije se më shumë se 80 mijë persona janë arratisur nga lagjet lindore të Alepos.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës