Kritika dhe publiku janë çmendur me rikthimin e aktores në skenën e Brodway. Spekltakli “Wit”, i marrë nga drama me të njëjtin emër të viti 1995 e çmimit Pulitzer Margaret Edson, debutoi në teatrin Samual J. Friedman Theatre, me regji të Lynne Meadow, në datë 26 janar. Në qendër të historisë është lufta prekëse e Vivian Bearing (Nixon), profesoresha universitare e talentuar e poezisë, që i nënshtrohet një trajtimi eksperimental për të kuruar tumorin e mitrës, në një stad tepër të avancuar.
Pasi i dedikoi gjithë jetën e saj librave, Vivian, për një shaka të fatit, gjendet në pozicionin e të qenit vetë ajo objekt studimi: Një luftë e vazhdueshme që gruaja përballon me guxim, pa humbur kurrë humorin, duke minimizuar edhe sëmundjen e saj.
“Është një histori e mrekullueshme” thotë Nixon, që për nevojë skenari nuk hezitoi të rruante kokën, “një tregim i rëndësishëm, intelektual, në evolucion të vazhdueshëm: Një eksperiencë e vërtet teatrale”.
Tregimi ka një domethënie të rëndësishme për Nixon dhe për regjisoren Meadow. Të dyja kanë arritur të mposhtin tumorin që vite më parë i kishte goditur. Në vitin 2006, gjatë një kontrolli rutinë, ylli i Sex and the City zbuloi që kishte një tumor në gjoks dhe prej atëherë ka luftuar për të sensibilizuar femrat mbi rëndësinë e parandalimit. ah/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com