Beteja për “Vollgën” historia e
mashtrimeve e falsifikimeve

Beteja për të fituar ish-hotel “Vollgën” pronën më të lakmuar në Durrës, ka sjellë përdorimin e teknikave të ndryshme, duke filluar nga mashtrimi, fallsifikimi i dokumentave e deri tek vendimarja antiligjore e gjykatës së Durrësit dhe punonjësve të hipotekës së këtij qyteti. Sot kjo pasuri që pretendohet nga disa pronarë mes tyre dhe një sheik, arabi Abdulaziz Al Nowaiser, dhe që së fundi pronar është bërë edhe Emiljano Shullazi, është ndarë në disa çertifikata pasurie, pasi disa objekte që kanë qenë pjesë e ish-hotelit luksoz janë menaxhuar nga Enti Kombëtar i Banesave.

Disa prej këtyre pasurive janë shitur nga ENT-i tek persona të tjerë dhe më pas këta i kanë tjetrësuar në persona të tretë, si zyrtarë e biznesmenë, duke e komplikuar akoma dhe më tepër zgjidhjen e konfliktit. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plotë planimetrinë e përthithshme të ish-hotel “Vollgës” në Durrës e cila ndahet në 6 objekte si: Godina e Hoteli me sipërfaqe 700 metra katror, godina e mezerisë, depos bufes dhe kaldajës me sipërfaqe 153 metra katrorë, guzhina e restorantit me sipërfaqe 100 metra katror, lavanteria, sipërfaqe 20 metra katror, depo dhe garazhde me sipërfaqe 150 metra katror dhe oborri i brendshëm 600 metra katror. E gjithë kjo pasuri sipas planit përbëhet nga godina të ngritura nga pronari dhe shteti.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin