"Beteja për "pronat", Nishani çon
në Gjykatën Kushtetuese ligjin

në Gjykatën Kushtetuese ligjin">
Presidenti Nishani ka dërguar në Kushtetuese ligjin për Pronat duke theksuar se cënon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit, zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut. 

Presidenti i Republikës konsideron se çështja e pronës është e një rëndësie madhore për qytetarët shqiptarë dhe ka impakt të drejtpërdrejtë në të gjitha aspektet e përparimit të vendit, çka e reflekton qartë edhe përcaktimi i saj si një nga pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Komisioni i Ligjeve rrëzoi dje Dekretin e Presidentit i cili riktheu për shqyrtim ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Ledina Mandia, përfaqësuese e institucionit të Presidencës bëri një analizë të dekretit të Presidentit, duke theksuar se kthimi i ligjit për rishqyrtim, është i mbështetur mbi interesin publik. “Vihet re që nga vitit 2013, komiteti i ministrave priste që të kishte një vendim përfundimtar, të vendimeve administrative dhe gjyqësore dhe një faturë financiare, e cila duhet të paguhej përfundimisht nga shteti shqiptar.

Ja argumentet e presidentit
Në vijim të votimit të datës 21 janar 2016 nga Kuvendi i Shqipërisë të dekretit për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 133/2015 ‘Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave’”, Kreu i Shtetit shqiptar informon opinionin publik se:
 
“Presidenti i Republikës ka mirëpritur dhe njohur angazhimin legjitim të Qeverisë shqiptare për të trajtuar çështjen e pronarëve, me synimin për të eliminuar me ligj dhe në praktikë të zvarritjeve burokratike, dhe për të sjellë barazi të të gjithë pronarëve, të cilëve u është njohur prona për kompensim, me qëllim realizimin e një shpërblimi të drejtë.
 
Në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në respektim të jurisprudencës të Gjykatës Kushtetuese, si dhe duke shpresuar në një debat më serioz, profesional dhe të kujdesshëm rreth këtij ligji, Presidenti vendosi kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 133/2015, me vlerësimin se:
 
Ligji, në tërësinë e tij, cenon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit, zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut.
 
Presidenti i Republikës konsideron se çështja e pronës është e një rëndësie madhore për qytetarët shqiptarë dhe ka impakt të drejtpërdrejtë në të gjitha aspektet e përparimit të vendit, çka e reflekton qartë edhe përcaktimi i saj si një nga pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
 
Bazuar në sa më sipër, Kreu i Shtetit informon opinionin publik mbi vendimin e tij për të dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjin në fjalë.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital