Beteja për Tiranën, zbutet klima
Veliaj-Kosova shkëmbejnë SMS

Beteja për Tiranën, zbutet klima<br />Veliaj-Kosova shkëmbejnë SMS
TIRANE - Ka nisur në një klime pozitive gara për Tiranën. Në fakt ende pa shpallur platformat e tyre dhe pa ndezur motorët e garës, dy kandidatet për bashkinë kanë shkëmbyer mesazhe telefonike me njeri-tjetrin. A1 Report ka arritur te zbardhë komunikimin joformal mes dy kandidatëve për bashkinë më të madhe në vend, Erion Veliajt dhe Halim Kosovës.

Sipas burimeve te sigurta, ka qenë kandidati i mazhorancës Erjon Veliaj i cili i ka shkruar sms i pari mjekut Halim Kosova ku i shkruan “Jemi gati për një fushatë pozitive dhe ju uroj suksese”.

Nuk ka vonuar përgjigja e kandidatit të djathtë i cili i kthen përgjigje po me sms: “Ju falenderoj dhe suksese gjithashtu”.

Vetëm një ditë më parë, liderët e partive prezantuan respektivisht, Erion Veliajn si kandidatin e përbashkët të mazhorancës PS-LSI dhe Halim Kosoven, për koalicionin PD-PR.

Nisja e fushatës me mesazhe urimi është në fakt risi në politiken shqiptare dhe duket se kandidatet po promovojnë zhvillimin e një fushate qytetare për Tiranën e mbi 1 milion banorëve.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare

Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare