Betejë e mbinxehur për lidership në Britaninë e Madhe (VIDEO)

Beteja për lidership në Partinë Konservatore Britanike, zyrtarisht u hap ditën e djeshme me emrat e nominuar për të zëvendësuar Theresa May.

Menjëherë, tre nga lojtarët më të mëdhenj në garë, rivalët Jeremy Hunt, Dominic Raab dhe Matt Hancock kanë shënjestruar Boris Johnson, për ta “dëmtuar” e nxjerrë jashtë loje.

Ministri i Jashtëm britanik Jeremy Hunt duket se është kandidati më i favorshëm "Stop Boris Johnson", i cili pasi ka marrë mbështetjen e “kingmakersave” Penny Mordaunt dhe Amber Rudd, ka nisur ta godas Johnson në pikën e tij të dobët, në mungesën e një plani për Brexit.

Ndërsa beteja sapo ka nisur e mbinxehur, Hunt ka nisur fushatën e tij me moton: “Një moment serioz kërkon një udhëheqës serioz”.  Në një intervistë në kanalin televiziv Channel 4 News, Hunt tha se “konservatorët duhet të shtrijnë ndikimin te pjesa më vunerabël e shoqërisë, te gratë, minoritetet dhe te të rinjtë”. Ai tha gjithashtu se ishte gati të largohet nga BE pa një marrëveshje, por ai mund ta zgjaste Brexit përtej 31 tetorit, nëse një marrëveshje do të dukej në horizont. Momenti që po kalojmë është jashtëzakonisht serioz dhe kërkon një udhëheqës me përvojë. Ne kemi nevojë për artin e negociatave të vështira, jo për artin e retorikës boshe".

Ndërsa kandidati kryesor për kryeministër Boris Johnson ka premtuar financim shtesë shkollave me vlerë 5,000 paund për çdo studentë, për të "rritur" sistemin arsimor të Britanisë dhe për të korrigjuar "hendekun e financimit" midis studentëve dhe pjesës tjetër të vendit.

Nga ana tjetër Hunt paraqitet më i besueshëm. Ai është për të rritur shpenzimet e mbrojtjes pas largimit të Britanisë nga BE për t'iu kundërvënë kërcënimeve globale në rritje dhe një seri politikash që synojnë mbështetje financiare për të rinjtë pas studimeve të larta si përshembull ndërtimin për ta të 1.5 milion shtëpive dekadën e ardhshme.

Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja