Teksa sytë e shumtë, aparatet fotografikë e kamerat e shoqëronin presidentin e ri Macron drejt ceremonisë zyrtare të betimit , Brigitte u shfaq mjaft elegante me një kostum blu pastel, me xhaketë me dopjo kopsa, çantë dhe këpucë gri të familjes së koloreve pastel.

Kosto e veshjes ka çuditur hamendësimet dhe komentuesit kureshtarë.

Brigitte u vesh me një kostum të marrë me qira në shtëpinë e modës “Louis Vuitton”.

Zyra e komunikimit të presidentit informoi se Macron kishte veshur një kostum të blerë në një dyqan në Paris, ku kostoja është rreth 450 euro.

[gallery]22265[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com