BETLEHEM - Ndezja e dritave të pemës së Krishtlindjeve vendosur në sheshin e Betlehemit, shënoi hapjen e festimeve në qytetin e shenjtë.

Qindra palestinezë dhe pelegrinë u mblodhën në ceremoninë vjetore, gjatë së cilës krye bashkiaku i Betlehemit ndezi dritat e pemës, 15 metra e gjatë.

"Mesazhi që duam të trasmetojmë është gjithmonë një mesazh paqeje, dashurie dhe mirëkuptimi. Ne kemi nevojë të promovojmë paqen dhe mirëkuptimin mes vendit tonë dhe atyre fqinje.

Ftojmë të gjithë të vijnë dhe të festojnë Krishtlindjet në qytetin tonë të shenjtë të Betlehemit ,“ –  kështu u shpreh organizatori i ceremonisë, Maher Canawati.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri palestinez Salam Fajad.


(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)