120 deputetët e legjislaturës së 11-të janë betuar në Kuvendin e Kosovës, duke marrë zyrtarisht mandatin e tyre të ri. Para betimit, Kuvendi miratoi me 120 vota pro raportin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

"“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, shkruan në tekstin e Betimit, siç raportohet nga mediat kosovare.


Lajmi kryesor:

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Kurti: Pa marrëveshje për presidentin s'ecim përpara! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës! (VIDEO)