Vetëm 1 orë e 30 minuta në një ceremoni të posaçme organizuar në ambientet e presidencës, në prani të Presidentit Bujar Nishani, i cili ka mbërritur në selinë e tij rreth orës 17.30 minuta, dhe të të gjithë ministrave, i pari që ka bërë betimin ka qenë vetë kryeministri Edi Rama.
Pas betimit të minstrave në Kushtetutë u betua edhe Kryeministri Edi Rama, për mandatin e marrë për të qeverisur Shqipërinë gjatë 4 viteve të ardhshme.
Pas betimit në Presidencë, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat e rinj të qeverisë, kanë dalë në këmbë drejt selisë së qeverisë ku po përshëndesin simpatizantët që janë mbledhur para kryeministrisë.
ORA 17.53 MBERRIN KRYEMINISTRI EDI RAMA
Ka mbërritur në selinë e Presidencës, kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat e rinj. Në Presidencë ka mbërritur edhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta i cili do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbërritur në selinë e Presidencës, 7 minuta para se të shkonte ora 18.00, orari zyrtar që ishte lënë për të nisur betimin e qeverisë.
PËRBËRJA E QEVERISË “RAMA”
1. Zoti Edi Rama, Kryeministër
2. Zoti Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër
3. Zoti Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme
4. Zonja Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes
5. Zoti Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme
6. Zonja Klajda Gjosha, Ministër i Integrimit Evropian
7. Zoti Shkëlqim Cani, Ministër i Financave
8. Zoti Edmond Haxhinasto, Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
9. Zonja Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
11. Zonja Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit
12. Zoti Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë
13. Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Kulturës
14. Zoti Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë
16. Zoti Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave
17. Zoti Ilir Beqja, Ministër i Shëndetësisë
18. Zoti Lefter Koka, Ministër i Mjedisit
19. Zonja Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20. Zoti Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore
21. Zoti Ilirjan Celibashi, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)