Betohen 35 vullnetarë amerikanë të Korpusit të Paqes, do shërbejnë në arsim, shëndetësi e bashki! Wisner: Do të keni shumë për të mësuar nga shqiptarët

Kanë vetëm tre muaj në Shqipëri, por kanë mësuar shqip dhe të kërcejnë valle tradicionale të vendit tonë.

Këta janë vullnetarët amerikanë të Korpusit të Paqes. Pasi u betuan, 35 prej tyre shërbejnë si mësues të anglishtes, të edukimit shëndetësor por edhe si zhvillues Organizativ në bashkitë e vendit.

Njëra prej tyre është Zehire Kan 22 vjeçe nga New York. Vullnetare qëkur ishte fëmijë. Kontributin e saj në Pogradec, do ta japë në drejtim të shëndetit mendor.

“Jam Zehire Kan, jam 22 vjeç. Jam nga Amerika, Neë Yourk. Jam në Shqipëri prej 3 muajsh. Ja kam kaluar shumë mirë. Kam takuar nxënësit në shkollë. Është e shkëlqyeshme eksperienca. Kam vendosur që të jem vullnetare e korpusit të paqes që kur kam qenë 12 vjeç. Fokusi im është shëndeti mendor. Dhe dua që të ju them fëmijëve që gjithçka është në rregull. Dua të përmend familjen pritëse të cilët më kanë qëndruar afër si të ishin familja ime. Unë kam studiuar për psikologji. Synoj që të bëhem mjeke. Para se të vija këtu kam punuar në zyrën sociale”,- tregoi 22 vjeçarja.

I ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe drejtoresha e Korpusit të Paqes janë të bindur se edhe vullnetarët kanë çfarë të mësojnë nga shqiptarët.

“Përkushtimi juaj dnaj shërbimit dhe gadishmëria në të shërbyer do na kujtoje ne se jemi Amerikan. Ju do të punoni me zell dhe puna juaj ka për të ndryshuar jetë. Në të vërtet, gjatë kohës time të shkurtër në Shqipëri, jam  i mahnitur teksa takoj njerëz dhe dëgjoj të gjitha këto lidhje personale me vullnetarët e korpusit të Paqes. Ju keni për të ndikuar tek nxënësit shqiptar, por edhe ju keni për të mësuar nga shqiptarët”, tha i ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA, David Wisner.

“Vullnetarët do shërbejnë në tre sektorë. Në Arsimimi në gjuhën anglisht, edukimin shëndetësor dhe në zhvillimin organizativ. Ata do të bashkëpunojnë me komunitetet për të identifikuar projekte që do ti punojnnë bashkërisht. Komunitetet shqiptare nuk mund të ishin më të ngrohtë se kaq.Ajo shpreja që keni bukë, kripë dhe zemër, shkon shumë në këtë rast. Vullnetarët jetojnë me familjen pritëse”,- tha drejtoresha e Korpusit të Paqes.

Korpusi i Paqes është një rrjet shërbimi ndërkombëtar, themeluar nga Ish-presidenti John Kennedy në 1961. Që nga ajo kohë e deri më tani, mbi 240,000 amerikanë kanë shërbyer në 142 vende në mbarë botën.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike