Betohen kryebashkiakët e Korçës, Divjakës e Tepelenës, Braçe-opozitarëve: Dorëzoni detyrën me qetësi

Betohen kryebashkiakët e Korçës, Divjakës e Tepelenës, Braçe-opozitarëve: Dorëzoni detyrën me qetësi

Ditën e sotme përveç kryetarit të ri të Kavajës, janë betuar edhe kryetarët e bashkisë Divjakë, Tepelenë e Korçë. Sotiraq Filo është betuar si kryebashkiaku i ri i bashkisë së Korçës, po kështu në bashkinë e Korçës janë Korçës janë konstituar edhe Këshilltarët Bashkiak. Në krye të Këshillit Bashkiak Korçë me shumicë votash është zgjedhur Erjon Nexhipi. Gjithësej nga 41 këshilltarë: 33 PS; 1 PSD; 1 PDS; 2 PGj; 1 BD; 1 Fryma e re Demokratike; 1 PS e moderuar; 1 Partia Alenca Arbnore Kombëtare.

Në bashkinë e  Divjakës është betuar kryetari i ri i dalë ng zgjedhjet e 30 qershorit, Fredi Kokoneshi. Në Divjakë situata gjatë betimit të Kokoneshit ishte tepër e qetë dhe nuk kishte anjë militant të PD për të kundërshtuar apo protestuar. Në betimin e kryebashkiakut të ri të bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi ka qenë i pranishëm edhe zv/kryeministri Erion Braçe. Po kështu në këtë bashki janë konstitua edhe Këshilli Bashkiak. "Jam në fillim të mandatit të 4 është shumë I rëndësishëm  për mua. Po mendoj të zhvilloj qytetin tim.  Nuk është fort e mirë që zgjedhjet ishin pa garë. Do të doja që zgjedhjet të ishin me garë. Është zgjedhja e tyre. Nuk kamë patur kundërshtim. Është një detyrë shumë e rëndësishme dhe fisnike. Ne së bashku kemi bërë një punë shumë të mirë. Por do jemi drejt përmirësimit. Është një përgjegjësi sepse ka të bëjë me qytetarët., Prijoritet do të jetë zhvillimi urban I çdo fshati dhe zhvillimi ekonomik I qytetarëve." ka deklaruar në një dalje për mediat Kokoneshi.

Ndërsa Braçe ka deklaruar: "Siç e shihni është një proces normal që po vijon. Dua ta nis nga Divjaka kemi një përmirësim cilësor. Në këshillin bashkiak janë 13 gra dhe vajza. Të gjitha profesionet janë në përbërje të këshillit. Ka përfaqësim të të gjitha njësive vendore. Unë do doja që kështu të vazhdonte në të gjithë territorin e vendit. Do të doja që të respektohet vota e 30 qershorit. Do të doja  Do Doja ti bëja  një thirrje të gjithë kryetarët e  bash që ju ka mbaru mandat që të dorëzojnë detyrën në qetësi në mënyrë paqësore me mënyrë të kulturuar dhe të dorëzojnë të gjithë bazën administrative me qëllim që puna të vazhdoje menjëherë në shërbim të qytetarëve. Nuk do të doja të krijohej vakum. Tashmë pas përfundimit të mandatit është I dëmshëm dhe ju bëj thirrje që mos të krijojnë vakum. "

 


Edhe në Bashkinë e Tepelenës është betuar kryetari Tërmet Peçi. Para betimit të Peçit është konstituuar Këshilli Bashkiak i Tepelenës. Të pranishëm në procesin e konstituimit të këshillit ishin deputetët e qarkut Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, si dhe prefekti Astrit Aliaj. Po ashtu edhe në Memaliaj, Gjolekë Guci ka marrë detyrën. Pak minuta para betimit gazetari i report TV ka pasur një incident me kryetarin, teksa po merrte pamje të vendosjes së shiritit.


Ndërkohë brenda 2 javëve të gushtit do të behet konstituimi i këshillave të ri bashkiak dhe betimi i kryetareve të bashkive Kukës Has dhe Tropojë. Prefekti  i Qarkut Kukës Z.Zenela Kuçana bën të ditur se ky proces do të bëhet me 2 Gusht në Kukës, me 5 Gusht në Has dhe me 13 Gusht në Tropojë. Kuçana thotë se janë marrë të gjitha masat për zhvillimin e këtij procesi. Ndërkohë ende nuk dihet si do veprojnë 2 bashkitë e djathta për dorëzimin e pushtetit vendor. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës